Lidhje

“LA Youth” gazetë e rinisë kundër censurës


Një gazetë studentore në Los Angeles e quajtur “LA Youth”, apo Gazeta e Rinisë e Los Axhelosit, paqyron zërin e të rinjëve, të çliruar nga çensura e zyrtarëve në shkollë. Gazeta është e hapur për të diskutuar çështje të debatueshme, nga seksualiteti tek dhuna, apo dhe tema të tjera që shqetëçsojnë përditë studentët, si presioni i bashkëmoshatarëve.

Çdo muaj , studentë nga Los Angeles zhvillojnë një takim editorial për gazetën rinore të qytetit, e quajtur LA YOUTH. Gazeta trajton tema të ndjeshme dhe polemike, sikurse dhe çështje të jetës së përditshmes si filmat apo muzika, që mund të gjenden në çdo gazetë shkolle. Gjashtëmbëdhjetvjeçari Daniel Marx është duke shkruar shkrimin e tij të parë.

“Artikulli është për trysninë që ndjejnë të rinjë nga shkokët e tyre për të përdorur pije alkolike. Artikulli do t’i paraqitet redaktorit”.

Një prej redaktorëve, Mike Fricano thotë se gazeta nisi punën rreth 20 vjet më parë, mbasi gjykata amerikane garantoi tolerancë ndaj çensurimit të gazetave të nxënësve nga administrata e shkollave. Ai thotë se kjo gazetë është e pavarur.

”Ne nuk mbështetemi në fondet e qeverisë pasi nuk duam të ndihemi nën autoritetin e tyre, apo të administratës së shkollave , ose të kujtdo që shikon se puna jonë bie ndesh me interesat e tyre, dhe kështu ata mund të ushtrojnë çensurë”.

Charlene Lee, 14 vjeçe, është duke shkruar një artikull mbi presionin që ushtrohet tek nxënësit për provimet e shkollës.

“Po punoj për një shkrim rreth asaj që unë mendoj se mësuesit përpiqen të na mësojnë më shumë se si të dalim mirë në porovim se sa të na nxisin interesin për mësimin”.

Alan Folsom , 16 vjeç, po shkruan një shkrim kritik për presionin që ushtrohet mbi nxënësit që të dalin të parët.

“Është një shkrim rreth trysnisë që na ushtrohet për të shkuar në kolegje të mira, me emër të mirë, dhe se sa ndikon kjo tek ne”.

Los Angeles, qyteti i dytë më i madh në Amerikë, është një qytet me diferencime të mëdha, me zona të pasura ku jetojnë yjet e Hollivudit, dhe lagjet e varfëra, që kanë përjetuar ankthin në të kaluarën e tyre.

Nxënës nga lagje të ndryshme dhe të shkuara të ndryshme vijnë sëbashku në gazetën LA YOUTH, thotë redaktorja Amanda Roddle.

“Pjesmarrja në këtë gazetë është ndër mundësitë e pakta që kanë këta nxënës për të takuar bashkëmoshtarë nga zona të tjera të qytetit, dhe me të kaluara të ndryshme”.

Redaktorët e gazetës thonë se shumica e nxënësve nuk kanë për qëllim të bëhen gazetarë, por ata duan të shkëmbejnë idetë e tyre dhe të gjejnë dikë që t’i dëgjojë. //iç//

XS
SM
MD
LG