Lidhje

Një kompani amerikane zbulimi akuzon administratën Bush


Një kompani private zbulimi thotë se mënyra sesi kishte vepruar qeveria amerikane lidhur me një video të al-Kaidës kishte shkatërruar punën e bërë prej vitesh për mbikqyrjen e organizatës terroriste.

Sipas një artikulli në gazetën Washington Post, agjencia SITE Intelligence u kishte dhënë mundësinë dy zyrtarëve të lartë të qeverisë që të shihnin një video të Osama bin Ladenit muajin e kaluar, para se ta nxirrte al-Kaida me kusht që të mos ta bënin publike. Themeluesja e firmës Rita Katz i tha gazetës se kaseta u ishte dhënë stacioneve televizive dhe ishte transmetuar në gjithë botën atë ditë.

Zonja Katz thotë se si pasojë al-Kaida e kishte marrë vesh që dikush kishte arritur të depërtonte në sistemin e saj të sigurisë duke shkatërruar kështu një operacion që përdorej prej kohësh për të kapur mesazhet sekrete, videot dhe paralajmërimet paraprake për sulmet vetëvrasëse.

Gazeta Washington Post thotë se burimi i nxjerrjes së videos nuk dihet. Zyrtarët e qeverisë i thanë gazetës se incidenti nuk kishte dëmtuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për mbledhjen e informacioneve të zbulimit. //iç//

XS
SM
MD
LG