Lidhje

Doris Pack: Shqipëria të fillojë me shpejtësi refromën në Drejtësi


Në Shqipëri kryetarja e delegacionit të parlamentit europian për Europën Juglindore Doris Pack tha sot se refroma në Drejtësi duhet të nis sa më shpejt pasi ajo është e lidhur edhe me rezultatet në luftën kundër korrupsionit. Për cështjen e shumë diskutuar të prokurorit të përgjithshëm zonja Pack u shpreh se më shumë se sa emri I titullarit i rëndësishëm është identifikimi i problemeve që lidhen me këtë zyrë. Komentet e saj zonja Pack I bëri në përfundim të mbledhjes dy ditore me delegacioni e parlamentit shqiptar, ku ajo përsëriti thirrjen për nevojën e bashkëpunimit mes forcave politike.

Ecuria e refromave politike dhe ekonomike në vend, cështjet që lidhen me pronat, ndryshimet në ligjin electoral apo dhe ndërhyrjet në drejtësi, dhe nevoja e një klime bashkëpunuese politike ishin temat që u trajtuan gjatë takimit të përvitshëm mes delagacionit të parlamentit europian dhe atij shqiptar në Tiranë.

Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt e bashkë me të të zgjidhet edhe cështja e kartave të identitetit dhe regjistrit të gjendjes civile tha sot kryetarja e delagacionit për europën Juglindore Doris Pack. Ajo tha se kishte marrë premtimin e qeverisë se këto cështje do të mbyllen në mesin e vitit të ardhshëm.

Kur vendi nuk ka së afërmi sfida zgjedhore, është momenti që sipas zonjës Pack partitë shqiptare të rrisin bashkëpunimin mes tyre në të mirë të qytetarëve të tyre:

"Edhe një herë ne I bëjmë thirrje kolegëve tanë në parlamentin shqiptyar që realisht të përpiqen të punojnë së bashku në ato fusha ku nevojitet ku bashkëpunim".

Reforma në drejtësi ka qenë një nga pikat e diskutuara. Kjo refromë duhet të nis tani pasi dhe lufta kundër korrupsionit është e lidhur edhe me reformën në këtë sistem tha zonja Pack sipas së cilës ata që punojnë në drejtësi duhet të jenë njerëz të kualifikuar dhe profesionistë. Dhe në këtë diskutim nuk mund të mbetej jashtë cështja e shumë debatura e prokuorit të përgjithshëm.

Ndoshta ekzistojnë mundësitë tha zonja Pack që mes presidentit dhe parlamentit të trajtohet cështja e kryeprorkuorit e të shihen ato probleme që kanë penguar këtë zyrë të punojë sic duhet:

"Procedurat janë më të rëndësishme se personi që mbulon këtë funksion, por nëse ai është pengesë atëherë parlamentit I duhet të shohë pozicionin e tij. Por ky është hapi I dytë. Hapi I parë është të gjenden problemet që lidhen me këtë zyrë".

Në të vërtetë cështja e Prokuorit të Përgjithshëm është trajtuar thuajse në të gjithë takimet që delegacioni I parlamentit europian pati në Tiranë. Kryeministri Berisha ishte shprehur se Kryeprokuori duhej të largohej pasi kishte dëshmuar mungesë vullneti në luftën kundër krimit. Ndërsa Presidenti Bamir Topi kishte deklaruar se kjo është një cështje vetëm e parlamentit.

Opozita nga ana e saj ka shprehur shqetësim për rikthimin e debateve të zgjatura për këtë cështje e ka kërkuar që ajo të trajtohet në kuadrin e refromës në drejtësi. Edhe sot kryetari i Lëvizjes socialiste për integrim hodhi poshtë idenë e një komisioni të ri hetimor për prokuorin e përgjithshëm:

"Eshtë e rëndësishme që presidenti i ri të përpiqet të ndërtojë një raport bashkëpunues e të ndiokojë që edhe qeveria aktuale të bashkëpunojë me institucionin e prokuorisë. Sepse cdo individualizim i institucionit të Prokuorisë që është shumë i gjerë dhe aftagjatë dhe me një mbrojtje kushtetuese, tek një emër i caktuar qoftë ky edhe kryeprokurori aktual , banalizon të gjithë reformën, jo vetëm në prokurori, por në të gjithë sistemin e drejtësisë, dhe krijon rrezikun e politizimit të saj”.

Por ndërkaq megjithe angazhimin e një muaji më parë në tryezën e partive politike, për reformën në sistemin e drejtësisë, nuk është hedhur asnjë hap. //iç//

XS
SM
MD
LG