Lidhje

Austri: Debat mbi imigracionin pas deportimit të familjes kosovare


Parlamenti austriak mbajti dje një seancë të veçantë për të diskutuar mbi politikat e ministrit të brendshëm konservator Gynter Platter i cili ka vënë në zbatim ligje të rrepta imigracioni.

Debatin parlamentar e kërkoi Partia e Gjelbër pas deportimit për në Kosovë të një babai dhe disa fëmijëve të tij të cilët kishin vite që jetonin në Austri.

Platter u tha deputetëve se ai i përmbahet ligjin dhe nuk do t’i nënshtrohet shantazhit. Ministria e brendshme tha se aplikimi i familjes për azil nuk i përmbushte kriteret e nevojshme.

Vajza 15-vjeçare e kësaj familje, Arigona Zogaj, qendron e fshehur dhe ka kërcënuar se do të vrasë veten nëse detyrohet të kthehet në Kosovë. Platter tha se Arigona dhe nëna e saj do të lejohen të qëndrojnë në Austri deri sa Gjykata e Lartë të marrë vendimin për çështjen e tyre. //ii

XS
SM
MD
LG