Lidhje

SHBA: Kandidatët republikanë për president mbështesin armëmbajtjen


Çështjet e kontrollit të armëve kanë mbetur nën hijen e politikës kombëtare të Shteteve të Bashkuara që kur demokrati Al Gore humbi në zgjedhjet presidenciale në vitin 2000. Shumë anëtarë të partisë besonin se mes arsyeve ishte edhe pakënaqësia e atyre votuesve që nuk ishin dakord me masat e propozuara për kontrollin e armëve në vitet 90-të. Por çfarë roli po luan kjo çështje në fushatën e tanishme të zgjedhjeve presidenciale?

Ndërkohë që studjuesit llogarisin se një ndër katër amerikanë të ritur kanë armë zjarri, kjo e drjetë buron nga Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara. Politika e mbajtjes së armëve ka një ndikim të madh në zgjedhjet e këtij vendi.

Ish Senatori Fred Tompson, një nga kandidatët kryesorë republikanë për president u shpreh amatorëve të armëve interesimin e tij për to.

“Në vizitën time të parë në Nju Hempshër, pasi shpalla kandidaturën për president, shkova në një dyqan armësh”.

Zoti Tompson dhe kandidatë të tjerë republikanë, mbajtën fjalime kohët e fundit në një takim privat të Shoqatës Kombëtare të Armëve, e njohur si NRA.

Senatori Xhon Mekein, i cili i është shmangur hera herës politikës së partisë së tij, nuk e bëri këtë herë një gjë të tillë.

Gazetari: Sa rëndësi kanë në këto zgjedhje grupet me interesa të posaçme?

“Për mendimin tim ato janë shumë të rëndësishme. Ato qendrojnë në themel të Partisë tonë Republikane”.

Grupet politikisht aktive pro armëve kundërshtojnë pothuajse çdo ligj që do të kontrollonte mbajtjen private të armëve dhe shitjen e armëve të zjarrit. Vitet e fundit ata kanë patur sukses në shumicën e rasteve. Një ligji për ndalimin e armëve të tipit ushtarak i skadoi afati në vitin 2004. NRA thotë se asaj i takon merita për humbjen e demokratit Al Gore në zgjedhjet presidenciale të 2000. Zyrtarët e kësaj shoqate u thanë aktivistëve në Uashington se sipas një ankete të kohëve të fundit, dy të tretat e pjesëmarrësve ishin të mendimit se nuk ka nevojë për ligje të reja për kontrollin e armëve. Nënpresidenti ekzekutiv i NAR-it Uejn LaPierr thotë:

“Ju jeni këtu sepse e kuptoni rëndësinë e armëve dhe ata që nuk e kuptojnë, zakonisht i humbasin zgjedhjet kombëtare në këtë vend”.

Fushata Bredi për parandalimin e dhunës me armë është përpjekur për miratimin e ligjeve të reja për rreth dy dekada.

Presidenti i grupit, Paul Helmke, thotë se mësoi kur ishte kryetar i bashkisë së një qyteti të vogël të zonës mesperëndimore se çështja e armëve rallë herë ka përcaktuar zgjedhjet lokale për kongresin.

"NRA ka patur sukses në krijimin e idesë se është politikisht e fuqishme”.

Ai përmend rizgjedhjen lehtësisht të Presidentit Klinton në vitin 1996 pasi ai mbështeti fuqimisht ndalimin e armëve të tipit ushtarak. Por donatorët e NRA-së japin fonde të mëdha për fushatat. Një grup vëzhgues llogariti se mbi 16 milionë dollarë janë dhënë për fushatat presidenciale në periudhën 1990-2006. Ndërsa një grup për kortollin e pistoletave publikoi një pankartë në Boston me mbishkrimin NRA mban peng Presidentin dhe Kongresin. Në përpjekje për të fituar mbështetjen e NRA-së, republikani Rudi Xhuliani thotë:

“Mendoj se kemi patur sukses. Ju falemderit”, tha zoti Xhuliani në përpjekje për të shpjeguar mbështetjen e tij për kontrollin e armëve kur ishte kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut. Por të pranishmit në takimin e NRA-së pritën me ovacione të fuqishme ish senatorin Tompson, që i ka rrënjët në zonat rurale të jugut.

Ndërsa kanditatët kryesorë të Partisë Demokrate pothuajse kanë heshtur lidhur me kontrollin e armëve, në fillim të këtij viti Senatori Barak Obama, foli për vrasjet e studentëve në rrugët e Çikagos.

“Ka ardhur koha që t’i kundërvihemi lobit të armëve dhe t’i themi ndal”.

Mbështetësi i kontrollit të armëve, Poll Helmke thotë se pothuajse të gjithë kandidatët demokratë kanë mbështetur masat për kontrollin e armëve.

“Është e qartë se kur partitë të caktojnë kandidatët e tyre për në zgjedhje, kjo do të jetë një nga çështjet që do të përcaktojë se kush do të fitojë”.

Por pavarësisht nga incidentet si ai që ndodhi pranverën e kaluar në Universitetin e Virxhinias, mbështetësit e të drejtës për të mbajtur armë thotë se kanë influencë në politikën kombëtare. //iç//

XS
SM
MD
LG