Lidhje

Serbia ofron 1.4 milionë dollarë për kapjen e Ratko Mlladiçit


Serbia njoftoi se do të japë një çmim prej 1,4 milionë dollarësh për informacione që çojnë në kapjen të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç.

Ministri serb për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës, Rasim Ljajiç, e bëri njoftimin sot. Ai tha se Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Serbisë po ofron gjithashtu të paguajë të paktën 350 mijë dollarë për informacion që çon në kapjen e ish komandantit të policisë serbe të Bosnjes, Stojan Zup Lianin, dhe ish udhëheqësin e serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç.

Ndërkohë, grupi për të drejtat e njeriut me seli në Nju Jork, Human Rights Watch, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të insistojë që Serbia të bashkëpunojë për nxjerrjen para drejtësisë të Ratko Mlladiçit para se shtojë marrëdhëniet me vendin ballkanik. //iç//

XS
SM
MD
LG