Lidhje

Al Gore kandidat i mundshëm për Nobelin e Paqes


Televizioni shtetëror norvegjez tha se nënpresidenti amerikan Al Gore është një nga kandidatët për të fituar Çmimin Nobel të Paqes.

Çmimi do të shpallet sot në Oslo. Televizioni shtetëror norvegjez tradicionalisht e ka parashikuar mirë fituesin. Ky televizion njoftoi dje se fituesit e mundshëm të Nobelit të Paqes janë Gore dhe aktivistja kanadeze Sheila Watt-Clouttier, për përpjekjet e tyre për ngrohjen globale.

Një kandidat i mundshëm, sipas televizionit norvegjez, është edhe ambasadori finlandez Marti Ahtisaari, për punë e tij ndërmjetës për marrëveshjen e paqes në Indonezi.

Komiteti i Çmimit Nobel të Paqes i mban shumë sekret emrat e kandidatëve, por pranoi se këtë vit ka patur 181 persona të propozuar për këtë çmim.//lk

XS
SM
MD
LG