Lidhje

Minutat e Hollivudit: Filmat "We Own the Night", "Rendition"


Joaquin Phoenix, Mark Wahlberg, Eva Mendes dhe Robert Duval ishin në premierën e filmit të tyre të ri We Own the Night që i çoi këtë javë nga Nju Jorku në Paris. Ndërkohë një dramë tjetër me disa fitues të çmimit Oskar mundohet të kofrontojnë një çështje të debatueshme politike.

Drama e krimeve e vë Phoenix në rolin e Bobby Green, menaxheri i një klubi rus nate në Brighton Beach të New Yorkut, i cili frekuentohet nga gangsterë si i famshmi Vadim Nezhinkski.

Megjithë stilin imoral të jetës, Bobby është i përkushtuar ndaj të dashurës së tij Amanda që luhet nga Eva Mendes dhe ka ambicje për të hapur një pub të vetin një ditë. Megjithatë ai mban një sekret. I vëllai i Bobbit është oficeri i policisë Joseph Grusinsky, luajtur nga Mark Wahlberg i cili ka ecur nën hapat e të atij, zëvendës shefit të policisë Burt Grusinsky që portretizohet nga Robert Duvall.

Kur bandat përplasen dhe i vëllai dhe i atij i tij janë në rrezik për jetën, Bobby detyrohet të bashkohet me forcat e policisë në një sulm kundër Nezhinskit dhe mafias ruse. Së bashku ata përpiqen të venë në skenë luftën e policisë së Nju Jorkut ndaj drogës në vitet ’80 në filmin We Own the Night. Filmi është bashkëpunimi i dytë i aktorëve Mark Wahlberg dhe Joaquin (Uokin) Pheonix me regjisorin James Grey i cili ka punuar më parë në filmin The Yards në vitin 2000.

Dukej si një ribashkim në mbrëmjen e Oskarit premiera të mërkurën në Los Angeles e filmit Rendition, por kjo thjesht për faktin se filmi mbledh disa fitues të Akademisë si Reese Witherspoon, Jake Gyllenhall, Meryl Streep dhe Alan Arkin.

Nën regjinë e Gavin Hood, Rendition fillon kur terroristi me origjinë egjyptiane Anwar El-Ibrahim zhduket nga një fluturim nga Afrika e Jugut për në Washington. Gruaja e tij amerikane që luhet nga Reese Witherspoon udhëton në Washington në përpjekje për të mësuar arsyet e zhdukjes së bashkëshortit të saj. Witherspoon thotë se si nënë, krijoi me lehtësi një lidhje me karakterin e saj.

"Filmi flet për shumë gjëra. Ka plot linja të ndërthurura. Njerëz të ndryshëm që kanë për të zgjidhur probleme të ndryshme në jetët e tyre. Personazhi im është nëntë muaj shtatëzënë – ka një djalë dhe bashkëshorti që duhet të kthehet nga një udhëtim biznesi – nuk mbërrin kurrë. Asaj i duhet të mësojë çfarë ndodhi".

Ndërkohë në një qendër sekrete burgimi diku jashtë Shteteve të Bashkuara, analisti i CIAs Douglas Freeman detyrohet të verë në pikëpyetje angazhimin e tij të ardhshëm në përpjekje për të shpëtuar mijëra jetë, me marrjen në pyetje të terroristit El-Ibrahim.

Fjala Rendition, përshkruan burgosjen e një të dyshuari dhe transferimi i tij në një vend tjetër për t’u përballur me metoda më të ashpra të marrjes në pyetje pa proces ligjor. Megjithëse nuk shohim shpesh që filmat e Hollivudit të kofrontojnë çështje të debatueshme politike, duket se filmi i shtohet kritikave për teknikat e marrjes në pyetje nga administrata e presidentit Bush. //iç//

XS
SM
MD
LG