Lidhje

Irak: Një zyrtar i thotë jo pranisë së përhershme të një force të huaj


Një zyrtar i rëndësishëm i partisë më të madhe shiite të Irakut hodhi poshtë mundësinë e pranisë së përhershme të një force të huaj ushtarake në Irak dhe bëri thirrje për unitet ndërmjet irakianëve dhe dhënien fund të dhunës ndërfetare.

Amar Al Hakim i bëri këto komente gjatë faljes së bajramit sot në Bagdat. Ai foli në vend të të atit, Abdel Aziz Al Hakimit, udhëheqës i Këshillit të Lartë Islamik të Irakut, cili është duke u kuruar nga kanceri.

Në zhvillime të tjera ushtria amerikane njofton se dy ushtarë amerikanë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosen në një sulm me mortaja të mërkurën afër Bagdatit.

Ushtria gjithashtu thotë se një oficer i lartë amerikan i cili kishte qenë përgjegjës për një burg ushtarak afër Bagdatit është akuzuar se u ka ndihmuar armiqve dhe të hënën pritet të dalë para gjykatës. //ii

XS
SM
MD
LG