Lidhje

Prishtina dhe Beogradi përfundojnë raundin e dytë të bisedimeve


Përfaqësuesit serbë dhe shqiptarë ranë dakord për një raund të ri bisedimesh në fund të këtij muaji pas negociatave të dyta të drejtpërdrejta që mbajtën sot në Bruksel me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Një deklaratë e treshes ndërkombëtare e përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Rusia thoshte se dy palët kishin paraqitur propozimet e tyre për statusin e Kosovës por nuk bënte fjalë për ndonjë përparim.

Treshja do të takohet me palët më 22 tetor në Vjenë, thuhej në deklaratë. Përfaqësues të grupit negociator të Prishtinës i thanë Zërit të Amerikës se zgjidhja e vetme për Kosovën është pavarësia dhe e hodhën poshtë si të vjetëruar ofertën e Beogradit për autonomi të gjerë.

Ndërkohë, i dërguari i Bashkimit Europian Wolfgang Ischinger tha sot në Bruksel se afati i 10 dhjetorit i caktuar nga Kombet e Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës po afrohet me shpejtësi pa ndonjë përparim të dukshëm në bisedime. //rd//

XS
SM
MD
LG