Lidhje

Turqia hedh raketa në Irakun verior kundër rebelëve. Nuk ka viktima


Dëshmitarët thanë se ushtria turke hodhi disa raketa në një fshat verior irakian por nuk ka njoftime për viktima. Raketat goditën mbrëmë një fshat në provincën Dahuk pranë kufirit turk.

Dje dy të dërguar amerikanë u takuan me zyrtarët turq në një përpjekje diplomatike për të ndalur një inkursion ushtarak në veri të Irakut. Diplomatët amerikanë premtuan t’i përcjellin qeverisë irakiane shqetësimet e Turqisë rreth aktiviteteve të rebelëve kurd në rajon.

Qeveria e Turqisë do të kërkojë këtë javë miratimin nga parlamenti për një operacion ushtarak në veri të Irakut. Ankaraja fajëson rebelët me bazë në Irak për sulmet vdekjeprurëse në juglindje të Turqisë. Të dërguarit amerikan u thanë zyrtarëve turq se do të punojnë gjithashtu për të siguruar se kongresi amerikan nuk do ta miratojë rezolutën që e cilëson si gjenocid masakrimin e armenëve nga perandoria otomane në fillim të shekullit të kaluar. //rd//

XS
SM
MD
LG