Lidhje

Greqia fillon të lëvizë për në muze qindra skulptura nga Akropoli


Autoritetet greke filluan tranferimin e skulpturave të lashta nga Akropoli në një muze të ri të vendosur poshtë këtij monumenti historik të Athinës.

Vepra e parë e zhvendosur nga Akropoli sot ishte një rrip i gjatë skulpturash të tempullit Parthenon që përshkruan ritet e lashta fetare. Tre vinça e ngritën fragmentin më shumë se dy ton të rëndë duke e vendosur me kujdes pranë muzeut të ri. Qindra skulptura do të lëvizen në muze gjatë gjashtë javëve të ardhshme.

Autoritetet greke shpresojnë që hapja e muzeut të ri vitin e ardhshëm të gjallërojë fushatën e tyre për të kthyer skulpturat e Parthenon që mbahen në muzeun britanik të Londrës. Diplomatët britanikë i morën skulpturat nga Akropoli në fillim të shekullit të 19 kur Greqia ishte pjesë e Perandorisë Otomane. //rd//

XS
SM
MD
LG