Lidhje

Mali i Zi nënshkroi marrëveshjen e stabilizim-associmit me BE-në


Mali i Zi nënshkroi të hënën marrëveshjen e stabilizim associmit me Bashkimin Evropian, e cila i hap rrugën këtij vendi ballkanik që të shtojë marrëdhëniet me 27 vendet anëtare të bllokut.

Kryeministri malazez Zeljko Sturanoviç nënshkroi marrëveshjen në Luksemburg, pasi BE-ja zgjidhi një mosmarrëveshje me Bullgarinë, që kishte të bënte me mënyrën e të shkruarit të fjalës EURO në versionin e saj të dokumentit.

Të dërguarit bullgarë dhanë miratimin e tyre për nënshkrimin e marrëveshjes midis Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, pasi zyrtarët evropianë u zotuan të sqarojnë mosmarrëveshjet gjuhësore. (ze)

XS
SM
MD
LG