Lidhje

Tre amerikanë fitues të Nobelit për ekonominë


Sot, Akedemia Suedeze e Shkencave shpalli Çmimin Nobel për Ekonominë. Fitues janë tre ekonomistë amerikanë, për punën e tyre në identifikimin e sistemeve të tregut që shpërndajnë me efikasitet burimet.

Ata janë Leonid Huruic, Erik Maskin dhe Roxher Majerson. Komiteti i Çmimeve Nobel tha se të tre ekonomistët hodhën bazat e “teorisë së projektimit të mekanizmave”, që u lejon ekonomistëve të dallojnë sistemet e tregut që funksionojnë mirë, nga ato që nuk funksionojnë.

Komiteti tha se kjo teori luan një rol të rëndësishëm në shumë fusha të ekonomisë dhe në disa pjesë të shkencave politike. Zoti Huruic, me origjinë ruse, tha se ishte habitur që mori këtë çmim në moshën 90 vjeçare. Ish profesori i Universitetit të Minesotës u tha gazetarëve se mendonte se ishte tepër i moshuar që të ishte laureat.//lk

XS
SM
MD
LG