Lidhje

Takimi Putin-Merkel, diskutohet politika e jashtme, tregëtia, energjia dhe Kosova


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i dhanë fund bisedimeve dy ditore në qytetin Visbaden të Gjermanisë, gjatë të cilave u përqëndruan në çështje, si politika e jashtme, tregëtia dhe energjia.

Ata thanë, se mes çështjeve të tjera që u diskutuan, ishte programi bërthamor i Iranit dhe e ardhmja e Kosovës.

Kancelarja gjermane tha se ata diskutuan edhe rreth shqetësimeve të Perëndimit lidhur me gjendjen e demokracisë, si dhe lirinë e fjalës e të grumbullimeve në Rusi.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se do të shkojë për vizitë në Iran, megjithë njoftimet e medias ruse për një komplot të mundshëm për ta vararë atë gjatë vizitës në atë vend.

Presidenti Putin e bëri këtë deklaratë sot gjatë një konference shtypi në Gjermani. Kur u pyet nëse do ta bënte vizitën sipas planeve, ai tha: Natyrisht që do të shkoj në Iran. Zoti Putin tha gjithashtu se po t’i kushtonte vemendje çdo kërcënimi, ai nuk do të largohej kurrë nga shtëpia.

Pikpyetjet rreth vizitës së zotit Putin në Teheran u ngritën dje, kur agjencitë ruse të lajmeve njoftuan rreth një komploti të mundshëm për vrasjen e udhëheqësit rus.

Ministria e Jashtme e Iranit i quajti njoftimet krejtësisht të pabaza dhe tha se ato kanë si qëllim që të minojnë marrëdhëniet Ruso-Iraniane. (ze)

XS
SM
MD
LG