Lidhje

Gazetaret pa Kufij: Eritrea, vendi me më pak liri shtypi


Një grup për të drejtat e medias thotë se Eritrea ka zëvendësuar Korenë e Veriut si vendi me lirinë më të kufizuar të shtypit. Gazetarët pa Kufij publikuan sot indeksin vjetor të Lirisë Botërore të Shtypit.

Grupi me bazë në Paris thotë se Eritrea u rendit në vendin e fundit pasi ndaloi mediat private dhe futi në burg gazetarët që kritikojnë qeverinë, ku katër nga ata vdiqën. Ministri i informacionit në Eritrea e quajti raportin pa vlerë dhe tha se gazetarët nga e gjithë bota punojnë lirisht në vend.

Gazetarët pa Kufij thonë se janë të shqetësuar edhe nga situata në Birmani. Ata thonë se shtypja me dhunë e protestave nga ana e qeverisë ushtarake nuk jep premisa të mira për të ardhmen e lirive themelore në atë vend. Vendet në krye të listës janë të gjithë nga Europa, ku Islanda është e para, e ndjekur nga Norvegjia, Estonia, Sllovakia dhe Belgjika.//lk

XS
SM
MD
LG