Lidhje

Drejtori i Zërit të Amerikës dënon rrahjen e korrespondentes serbe në Kosovë


Korrespondentja e shërbimit serb të Zërit të Amerikës në Kosovë, Vesna Bojicic thotë se do të vazhdojë punën megjithëse është rrahur dhe kërcënuar.

Zonja Bojicic i tha Zërit të Amerikës se do të vazhdojë të njoftojë për ngjarjet në Kosovë deri në fund, pavarësisht se çfarë mendojnë serbët apo shqiptarët.

Ajo mbrojti punën e vet duke thënë se nuk është treguar e njëanshme në favor të asnjërës palë.

Drejtori i Zërit të Amerikës Danforth Austin thotë se Zëri i Amerikës është shumë i shqetësuar për gazetaren Bojicic. Ai e cilësoi atë një gazetare të besueshme dhe të saktë dhe tha se është për të ardhur keq që gazetarët përballen me rreziqe të tilla.

Gazetarja Bojicic thotë se një burrë i veshur me rroba kamuflazhi dhe këpucë ushtarake, me një maskë në fytyrë kishte hyrë me forcë në apartamentin e saj dhe e kishte rrahur. Ajo thotë se ai e kishte kërcënuar duke aluduar për njoftimet e saj për Zërin e Amerikës. //kk//

XS
SM
MD
LG