Lidhje

Francë: Vazhdon greva e punonjësve të hekurudhave


Në Francë, udhëtarët po ballafaqohen për të dytën ditë me vonesa në transport, ndërsa disa shërbime hekurudhore rifilluan shërbimet dhe dy sindikata vazhdojnë grevën.

Disa trena filluan sot shërbimet, por në linjat rajonale dhe në metronë e Parisit u vunë re vonesa të mëdha. Punonjësit e transportit dhe shërbimit elektrik filluan të mërkurën mbrëma një grevë 24 orëshe, duke paralizuar sistemin e transportit të Francës.

Sindikatat kundërshtojnë planin e presidentit Mikolas Sarkozi për reforma në sistemin e pensioneve, por ankteat e opinionit tregojnë se shumica e publikut francez e përkrah planin e qeverisë.

Greva e djeshme ishte më e madhja në Francë gjatë 12 vjetëve të fundit. Punonjësit e shërbimeve pakësuan prodhimin e elekricitetit dhe mijëra grevistë u mblodhën në Paris duke protestuar ndaj planit të reformave.

Protestuesit kundërshtojnë atë pjesë të planit, që parashikon eliminimin e pensioneve të posaçme, që u lejon disa punëtorëve të dalin në pension në moshën 50 vjeç me pagë më të lartë, se sa paguan sektori privat.//lk

XS
SM
MD
LG