Lidhje

Policia serbe arreston 4 persona për krime kundër shqiptarëve


Policia Serbe ka arrestuar 4 individë të dyshuar për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

Zyrtarët thanë se katër anëtarë të grupit para militar, Skorpionët, u arrestuan në Mitrovicë. Ata akuzoan se hapën zjarr ndaj një grupi civilësh në qytetin e Podujevës, duke brarë 14 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur 5 të tjerë.

Gjykata ka dënuar tashmë një ish anëtar të Skorpionëve për pjesëmarrje në vrasjet e Podujevës me 20 vjet burgim. Një i pandehur tjetër u lirua nga akuzat vitin e kaluar. Prokurori Serb për krimet e luftës tha se nuk ka të pandehur të tjerë në këtë çështje.//lk

XS
SM
MD
LG