Lidhje

Turqi: Mbështetet paketa për zgjedhjen e presidentit nga populli


Rezultatet e para nga një referendum i zhvilluar sot në Turqi tregojnë përkrahjen e fuqishme ndaj një pakete reformash kushtetuese e cila do t’i lejonte votuesit të zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë presidentin.

Me gjysmën e votave që janë numëruar deri tani, 72 përqind e votuesve ishin në favor të paketës së reformave ndërsa 28 përqind ishin kundër.

Paketa përfshin një propozim për të zgjedhur presidentin me votë popullore në vend që të zgjidhet nga parlamenti.

Një masë tjetër do ta shkurtonte mandatin e presidentit nga shtatë në pesë vjet me mundësinë e një mandati të dytë.

Në paketë bëhet thirrje edhe që zgjedhjet parlamentare të mbahen çdo katër vjet, në vend të çdo pesë vjetëve që është tani.

Më pak se gjysma e personave me të drejtë vote morën pjesë në referendumin për paketën e reformave, e cila u hartua nga Partia turke për Drejtësi dhe Zhvillim. //ii

XS
SM
MD
LG