Lidhje

Milorad Dodik paralajmëron të tërheqë përfaqësuesin serb nga qeveria e Bosnjes


Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes paralajmëroi se do të tërheqë përfaqësuesin serb nga qeveria qendrore e Bosnjes në shenjë proteste lidhur me përpjekjet e përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnje për të konsoliduar punën e institucioneve qendrore.

Milorad Dodik i cilësoi masat e ndërmjetësit ndërkombëtar Miroslav Lajçak të njoftuara të premten si një shkelje të Marrëveshjeve të Dejtonit, të cilat i dhanë fund konfliktit të viteve ’90 në Bosnje-Hercegovinë.

Rregullat e reja ndryshojnë mënyrën se si llogaritet kuorumi duke numëruar ligjvënësit që marrin pjesë në sesione, dhe jo ata që nuk janë të pranishëm. Politikanët që përpiqen të bllokojnë votime apo vendime të ndryshme, e kanë realizuar këtë në të kaluarën duke mos marrë pjesë në sesionet parlamentare.

Një zyrtar i ambasadës amerikane në Sarajevë tha përmes një deklarate për Zërin e Amerikës se ndërmjetësi gëzon autoritet të plotë për të siguruar respektimin e Marrëveshjeve të Dejtonit dhe paralajmëroi pasoja të paspecifikuara nëse ka shkelje. //iç//

XS
SM
MD
LG