Lidhje

Kasetë e re e Bin Ladenit u bën thirrje kryengritësve në Irak që të bashkohen


Një zë i regjistruar në shirit audio, që pretendon të jetë udhëheqësi i rrjetit terrorist al-Kaida, Osama Bin Laden, u bën thirrje kryengritësve në Irak që të bashkohen.

Rrjeti televiziv arab Al-Xhazira transmetoi sot atë që tha se ishte një regjitrim i ri i udhëheqësit terrorist. Autenticiteti i regjistrimit nuk u konfirmua menjëherë.

Në muajin shtator, Bin Ladeni u pa në një video për herë të parë pas 3 vjetësh. Ai i bëri thirrje popullit amerikan që të kundërshtojë demokracinë dhe të përqafojë islamizmin nëse do që t’i japë fund luftës në Irak.

Bin Ladeni dhe zëvëndësi i tij, Ajman al-Zavahiri mendohet se fshihen në zonën kufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit. Shtetet e Bashkuara kanë ofruar një çmim prej 25 milion dollarësh për kapjen e tyre. (ze)

XS
SM
MD
LG