Lidhje

Talabani: Rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit pritet të shpallin armëpushim


Presidenti i Irakut, Xhalal Talabani tha se rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Irakun verior pritet të shpallin sonte një armpushim. Presidenti Talabani e bëri këtë njoftim në qytetin kurd të Irakut Suleimania.

Rebelët kurdë vranë 12 ushtarë turq në një pritë që ngritën dje afër kufirit irakian në provincën Hakeri të Turqisë. Rebelët thanë se kapën 8 ushtarë. Ushtria turke tha se vrau 32 rebelë gjatë kundër ofensivës.

Shteteve të Bashkuara i bënë thirrje Irakut të ndërmarrin veprime urgjente në Irakun verior kundër rebelëve kurdë, të cilët akuzohen për sulmet vdekjeprurëse në juglindje të Turqisë. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni nuk dëshiron të shikojë zgjerimin e operacioneve ushtarake në kufirin verior të Irakut.

Javën e kaluar, qeveria turke siguroi miratimin e parlamentit për të kryer bastisje ushtarake në Irakun verior në ndjekje të rebelëve. Ministri i jashtëm turk Ali Babaxhan tha sot se vendi i tij do të përdorë mjete diplomatike për zgjidhjen e krizës me rebelët kurdë në Irakun verior para se të ndërmarrë veprime ushtarake. //iç//

XS
SM
MD
LG