Lidhje

Zjarret në Kaliforni shkaktojnë një të vdekur dhe qindra të plagosur


Në Kaliforni, zjarret, që po përhapen me shumë shpejtësi, kanë shkatërruar më shumë se 1 mijë shtëpi. Qindra mijëra banorë në këtë shtet perendimor janë detyruar të evakuohen. Një person ka vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Të paktën 13 zjarre kanë djegur më shumë se 99 mijë hektarë në zonat që shtrihen nga San Diego afër kufirit me Meksikën deri në Malibu, në afërsi me Los Angelosin.

Zjarret përhapen nga erëra të fuqishme e të paparashikueshme, që pritet të arrijnë sot shpejtësinë e mbi 100 kilometrave në orë.

Presidenti Bush ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 7 zona të prekura. Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Majkëll Çertof, dhe administratori i lartë i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Situatave Emergjente, do të shkojnë sonte në Kaliforninë jugore.//lk

XS
SM
MD
LG