Lidhje

Studimi britanik parashikon katastrofë nga ngrohja globale


Një studim i shkencëtarëve britanikë thotë se ngrohja globale mund të shkaktojë shfarosje në masë të gjallesave në tokë gjatë disa qindra viteve të ardhshëm.

Studiuesit e Universitetit të Jorkut i publikuan të dhënat e tyre në numrin e fundit të revistës britanike The Proceedings of the Royal Society.

Ata studiuan ndryshimet e temperaturave globale gjatë mbi 500 milion vjetëve dhe arritën në përfundimin se shfarosjet më të mëdha masive të gjallesave në tokë ndodhën gjatë periudhave të ngrohjeve globale.

Studimi nuk është pjesë e debatit të tanishëm nëse ngrohja globale është shkaktuar nga elementët ndotës të prodhuar nga njeriu apo është prirje natyrore.//ii

XS
SM
MD
LG