Lidhje

Diskavëri ankorohet në Stacioni Orbital Ndërkombëtar


Anija amerikane e hapësirës Diskaveri u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës duke parapërgatitur fazën e ardhshme të një misioni të ndërlikuar ndërtimor.

Diskaveri po dërgon një modul të ri ankorimi, i cili do të zgjerojë përmasat e stacionit hapësinor. Anija do të lëvizë gjithashtu një panel të madh diellor në një pjesë tjetër të këtij stacioni. Moduli i ri do të shërbejë so port ankorimi për laboratoret japoneze dhe europiane që do të dërgohen në një fluturim tjetër më vonë.

Komandanti i anijes Pam Melroy dhe komandanti i tanishëm i stacionit të hapësirës Peggy Whitson janë gratë e para në historinë e agjencisë amerikane të hapësirës NASA që komandojnë dy anije në të njëjtën kohë. NASA thotë se dy ekipet do të takohen pasi të sigurohen që dyert mes anijeve janë të sigurta për t’u hapur. //rd//

XS
SM
MD
LG