Lidhje

Senati amerikan bllokon projekt-ligjin për imigracionin


Në Shtetet e Bashkuara senatorët bllokuan një projekt-ligj që do t’u jepte një shans fëmijëve të imigrantëve të paligjshëm që të bëheshin shtetas amerikanë, nëse shkonin në universitet, apo duke shërbyer në ushtri.

Në votimin që do të vendoste nëse do të fillonte debati për projekt-ligjin dje, nuk u arritën 60 votat e nevojshme, pasi tetë senatorë votuan kundër. Si mes atyre që votuan pro, edhe atyre që votuan kundër kishte edhe republikanë edhe demokratë.

Nga një ligj i tillë do të përfitonin ata që ishin sjellë në Shtetet e Bashkuara para se të bënin 16 vjeç dhe që kishin jetuar këtu për të paktën pesë vjet. Kundërshtarët e projekt-ligjit thonë se ai do të shpërblente veprimet e paligjshme, ndërsa përkrahësit thonë se ai do të ndihmonte të rinjtë të cilët jo për faj të tyre ndodhen jo ligjërisht në Shtetet e Bashkuar. //rd//

XS
SM
MD
LG