Lidhje

Banorët e rajoneve jugore të Kalifornisë po kthehen në shtëpitë e tyre


Mijëra banorë të rajoneve jugore të Kalifornisë po kthehen në shtëpitë e tyre, nga të cilat u larguan për t’u shpëtuar zjarreve të kësaj jave. Zyrtarët ndërkohë po paralajmërojnë se në disa zona rreziku ende nuk ka kaluar.

Disa prej banorëve e kanë mësuar tashmë, në se shtëpia e tyre ishte mes 2 mijë banesave që u shkatërruan nga zjarret. Zjarret janë shtrirë nga qyteti Los Anxhelos deri në kufi me Meksikën.

Vala e të kthyerve sot bëri që autoritetet të mbyllnin një qendër të përkohshme strehimi në San Diego, një nga zonat më të prekura nga zjarret.

Të paktën 12 persona mendohet se kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve. Mes tyre janë tre burra dhe një grua, eshtrat e të cilëve u gjetën në një kamp refugjatësh të jashtëligjshëm pranë kufirit me Meksikën.

24 zjarre shkaktuaan dëme të mëdha në një sipërfaqe prej 200 mijë hektarësh. Zyrtarët thonë se 14 prej vatrave të zjarreve janë vënë nën kontroll, ndërsa temperaturat dhe erërat e ngrohta, por të fuqishme, të kësaj kohe, kanë filluar të bien.

Autoritetet kanë konfirmuar se të paktën një prej zjarreve ka qënë i qëllimshëm. Deri tani janë bërë 5 arrestime. //iç//

XS
SM
MD
LG