Lidhje

Një objekt i Sirisë i dyshuar si reaktor bërthamor është çmontuar


Sipas një instituti kërkimor amerikan, imazhet e reja satelitore tregojnë se një objekt i Sirisë i dyshuar si reaktor bërthamor është çmontuar plotësisht pas bombardimit me sa duket nga avionët izraelitë në muajin shtator.

Analistët e Institutit për Shkencën dhe Sigurinë Ndërkombëtare thonë se fotografitë e marra të mërkurën tregojnë shenja traktorësh në vendin ku ndodhej objekti para bombardimit të 6 shtatorit. Imazhet, thonë ata, tregojnë gjithashtu një kanal ku siç duket ndodheshin tubat nëntokësorë që lidhnin objektin e dyshuar bërthamor me një stacion furnizimi me ujë.

Analistët thonë se pastrimi i vendit do të pengojë hetimet e propozuara në këtë objekt nga ana e inspektorëve ndërkombëtarë për çështjet bërthamore. Ata thonë se çmontimi i ndërtesës me një shpejtësi të tillë tregon se Siria ndoshta përpiqet të fshehë provat për atë që bëhej në këtë objekt.

Damasku mohon se bombardimi kishte në shënjestër ndonjë objekt bërthamor. Presidenti sirian Bashar al-Assad tha se Izraeli ishte përpjekur të godasë një ndërtesë ushtarake që nuk përdorej. //iç//

XS
SM
MD
LG