Lidhje

Jeruzalem: Takimi Olmert-Abaz në prak të konferencës së paqes


Kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe Presidenti palestinez Mahmud Abaz, ranë dakord të fillojnë punën për të ngushtuar mosmarrëveshjet rreth dokumentit të përbashkët, që do të paraqitet në konferencën e ardhëshme të paqes, të organizuar nga Shtetet e Bashkuara.

Dy udhëheqësit u takuan sot në Jeruzalem, në përpjekje për të hartuar një dokument të përbashkët para konferencës së paqes, që do të zhvillohet gjatë këtij viti në qytetin Anapolis të shtetit Merilend. Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha se vëmendja është përqëndruar në mënyrat për të forcuar procesin e pajtimit.

Zoti Olmert dhe zoti Abaz po ashtu theksuan angazhimin e tyre për planin e paqes izraelito-palestinez të hartuar në vitin 2003 dhe ranë dakort të përfshijnë pjesë të tij në deklaratën e përbashkët.

Palestinezët kërkojnë që dokumenti i përbashkët të përmendë çështjet kryesore, si kufijtë përfundimtarë, statusi i Jeruzalemit dhe afati i refugjatëve palestinezë. Izraeli synon që dokumenti të jetë një deklaratë e përgjithshme. //iç//

XS
SM
MD
LG