Lidhje

BE-ja dhe Rusia vlerësojnë takimin e Lisbonës


Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian e cilësuan si “konstruktiv”, takimin e nivelit të lartë që u mbajt sot në qytetin e Mafrës, pranë Lisbonës.

Nuk pati njoftime për ndonjë rezultat për çështje kyçe si e ardhmja e Kosovës, apo programi bërthamor i Iranit.

Por presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso shprehu besimin se Rusia do të hyjë së shpejti në organizatën botërore të tregëtisë.

Edhe zoti Putin shprehu shpresë për një marrëveshje për një partneritet të ri mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Një nga anëtaret e BE-së, Polonia po i bllokon bisedimet mbi marrëveshjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit rus për të ndaluar importimin e mishit polak. Por një zëdhënës rus tha më vonë se Polonia kishte rënë dakord që të pranonte inspektorët rusë në komplekset e përpunimit të mishit, gjë që mund t’i hapë rrugën tërheqjes së vendimit të Rusisë. //kk//

XS
SM
MD
LG