Lidhje

Zgjedhjet lokale në Bullgari


Rezultatet e pjesshme nga zgjedhjet lokale në Bullgari tregojnë se kandidatët konservatorë po fitojnë për postet e kryetarit të bashkisë në dy qytetet më të mëdha të vendit.

Kryetari i tanishëm konservator i bashkisë së Sofjes, Boiko Borisov, po fiton garën për t’u rizgjedhur, me rreth 53 përqind të votave, ndërsa në qytetin e dytë më të madh, Plovdiv, konservatori tjetër, Sllavko Atanasov po fiton ndaj kandidatit socialist.

Votimet për pushtetin lokal u zhvilluan dje.

Socialistët në Bullgari janë përballur me probleme pune, përfshi një grevë një mujore të mësuesve, që ka prekur shumicën e shkollave. (ze)

XS
SM
MD
LG