Lidhje

Gazpromi rus furnizuesi kryesor i Evropës


Në Evropë po afron dimri dhe gjysmë miliard njerëz në gjithë kontinentin e kanë kthyet sistemin në ngrohje dhe çdo radiator në Bashkimin Evropian është dëshmi e një fakti: një e katërta e gazit natyror të nevojshëm për vendet e BE-së vjen nga një kompani e huaj, Gazpromi rus i kontrolluar nga shteti. Qendra e kërkimeve Pew vë në dukje se shumica e evropiano-perëndimorëve nuk kanë besim tek Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe janë të shqetësuar për varësinë e tepërt në energjinë e Rusisë.

Rusia e ka furnizuar Evropën me energji për dekada me radhë dhe megjithë ndryshimet ideologjike, ajo ka qënë përgjithësisht korrekte.

Por tensionet e kohëve të fundit për një sërë çështjesh, duke përfshirë të drejtat e njeriut, kanë ngjallur shqetësime për vazhdimin e varësisë tek Rusia, veçanërisht në një kohë kur rezervat e naftës dhe të gazit të Bashkimit Evropian janë duke u pakësuar.

Dy vjet më parë, në periudhën e dimrit, Rusia ndërpreu furnizimin me gaz të Ukrainës për shkak të një mosmarrëveshjeje që çoi në ndërprerjen e furnizmit me gaz në Evropë për një kohë të shkurtër. Por kur Gazpromi kërcënoi të bënte të njejtën gjë këtë vjeshtë, ndryshimi ishte i madh, Moska dha garaci se furnizimi me energji i Evropës nuk do të kishte pasoja.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për energjinë, Ferran Taradellas Espuny thotë se Rusia e merr tani shumë seriozisht furnizimin e tregut.

" ...Ne jemi konsumatorët kryesorë të Rusisë si furnizuese dhe të Ukrainës si vend tranziti, prandaj ne kemi të drejtën të informohemi për zgjillimet që ndikojnë në sigurinë e furnizimit. Mendoj se rusët e kanë marrë mësimin".

Megjithëse furnizimi me energji vazhdon, marrëdhëniet e Evropës me Rusinë janë nën presione të reja.

Helmimi radioaktiv i ish agjentit të KGB-së Aleksandër Litvinenko, në Britaninë e Madhe i tronditi shumë evropianë. Po ashtu edhe vrasja e gazetares Ana Politkovskaja, e mirënjohur për kritikat e saj ndaj Kremlinit. Zyrtarë të lartë të BE-së janë të indinjuar që autoritetet ruse nuk kanë arritur të dënojë njeri për këtë çështje.

Alan Deletroz i Grupit Ndërkombëtar të Krizave thotë se udhëheqësit e rinj të BE-së si Angela Merkel e Gjermanisë, mund të jenë të pritur për të qënë më të rreptë ndaj Rusisë.

" ...Ndaj Rusisë duket një prirje për të qënë gjithmonë të njerzishëm, për të dëgjuar deklarata agresive pa bërë pyetje, por kjo mund të ndryshojë tani dhe konkretisht kjo vihet re me zonjën Merkel”.

Vladimir Çizhov është ambasadori i Rusisë në Bashkimin Evropian. Ai e kundërshton indenë se vdekja e Litvinenkos dhe Politkovskajas i kanë dëmtuar marrëdhëniet në fushën e energjisë.

"... Së pari le t’i ndajmë çështjet reale nga ato artificiale. Ndër këto të fundit përfshihen rasti i Litvinenkos dhe rasti i Politkovskajas, këtu janë faktorë më tepër irritues se sa realë...”

BE-ja që shpesh është e ndarë për sa i përket trajtimit të agresivitetit rus, po thekson nevojën për të folur me një zë, sidomos për sa i përket energjisë. Brukseli synon të sigurojë dhe të zgjerojë burimet energjetike të Evropës dhe të forcojnë tregun evropian të energjisë duke thyer monopolet e gjigandëve të enrgjisë.

Komisioni Evropian thotë se në qoftë se investitorët e huaj duan të hynë në tregun evropian të energjisë atëhere kompanitë evropiane duhet të lejohen të hynë në Rusi dhe në vende të tjera. Gazpromi e kundërshtoi këtë propozim para se të dy palët të binin dakord për hollësitë.

Përpjekjet e Bashkimit Evropian për të folur me një zë janë dëmtuar nga përpjekjet e shumë qeverive të vendeve të BE-së për të arritur marrëveshje dypalëshe me Rusinë.

Megjithëse furnizmi me energji nga Rusia vazhdon pa probleme për momentin, zyrtarët e Bashkimit Evropian po ndjekin me vëmendje veprimet e Vladimir Putinit, veçanërisht në këtë periudhë zgjedhjesh. Dhe ndërkohë që flitet për mundësinë e një Lufte të re të Ftohtë, evropianët mbështeten tek Rusia për furnizimin me energji për ngrohje. //iç//

XS
SM
MD
LG