Lidhje

Demokratët e Aiovës përballin të ftohtit për të parë kandidatët e tyre


Dy muaj para se banorët e Aiovës të zgjedhin kadidatët e tyre për president, demokratët që aspirojnë të fitojnë po e vizitojnë shpesh këtë shtetet. Votuesit në zonat kryesisht rurale mesperëndimore do të shkojnë në votimet paraprake në fillim të janarit për të zgjedhur kandidatin demokrat për president. Por çfarë është e rëndësishme për votuesit demokratë në këtë vit zgjedhjesh?

Megjithë mëngjeset e ftohtë të Aiovës, demokratët që duan të marrin Shtëpinë e Bardhë pas 8 vjet qeverisjeje republikane dalin në rrugë për t’u takuar me kandidatët për t’u shprehur atyre shqetësimet e tyre.

Senatori i Illinoit, Barak Obama ndodhet në Dë Moin. Sharon Xhi, një punonjëse në pension e shërbimeve sociale ka ardhur me listë të tërë çështjesh që dëshiron të diskutohen. "Natyrisht ka një sërë çështjesh. Iraku, shërbimi shëndetsor, përfshirë edhe kujdesin për fëmijët, ekonomia, buxheti, e kështu me radhë. Për buxhetin, mendoj se ne po shpenzojmë shumë, e veçanërisht për luftën”.

Sipas sondazheve, Barak Obama po ndjek nga afër Senatoren e Nju Jorkut Hillari Klinton. Ai sjell tek votuesit mesazhin e drejtësisë shoqërore. ”Ata janë të mërzitur me politikat ekonomike që duket se zgjerojnë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve. Ne kemi drejtuesit ekzekutivë të korporatave që paguhen për 10 minuta punë aq sa paguhet njerëzit e zakonshëm në një vit”.

Shumë nga të rinjtë që votojnë për herë të parë shprehën interesim për çështje të tilla si ngrohja globale. Studentja Sujatha Jahagirdar tha se mbështet propozimin e Barak Obamës për shtimin e fondeve për grantet e studentëve. ”Ka mjaft çështje që do të kenë një ndikim të madh në brezat e ardhëshëm. Prandaj mendoj se të rinjtë janë të interesuar për çfarë do të bënin kandidatët për këto çështje”. Në një qendër për të moshuarit në Lindje të Dë Moin, zoti Obama kritikoi sigurimet sociale, një çështje e rëndësishme për votuesit e moshuar. Fondi i pensioneve i administrur nga qeveria pritet të bjerë në të ardhmen. Presidenti Bush ka propozuar që një pjesë e tij të investohet privatisht.

Senatori nga Illinoi propozon që të hiqet kufiri i taksës së sigurimeve sociale për të pasurit. "Dua të flas edhe për një çështje që është nga më të rëndësishmet në koto zgjedhje. Dhe pikërisht që pas një periudhe të gjatë pune, njerëzit të shpërblehen me një pension të sigurt dhe të mjaftueshëm për të përballuar koston e jetesës”. Edith Sharp, mësuese në pension, mbeti e kënaqur nga çfarë tha Senatori Obama. "Unë jam pensioniste. Dhe natyrisht për mua është me rëndësi sigurimi social, programet e kujdesit shëndetësor dhe çështje të tjera që preku ai”. Ashtu si edhe republikanët, më 3 janar 2008, demokartët e Aiovës do të jenë të parët në vend që zgjedhin kandidatët për president.//rd//

XS
SM
MD
LG