Lidhje

Puna e dublantëve në filmat e Hollivudit dhe veterania e këtij profesioni, Sendi Gimpel


Dublantët në filmat e Hollivudit kanë një punë të vështirë, ngaqë realizojnë rënie, hedhje dhe zhytje, pra skena të konsideruara të rrezikshme për t’u kryer nga aktorët e zakonshëm. Një prej tyre, veterania e këtij profesioni, Sendi Gimpel vazhdon të jetë ende në formë të shkëlqyer fizike, ndonëse është në një moshë, kur shumica e aktorëve dublantë të skenave të rrezikshme, kanë dalë në pension. Madje ajo thotë se nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga ky profesion.

Sendi Gimpel ka nisur punën në televizion që në vitin 1960 në serialin “Lost in Space”. Asaj iu ofrua një punë për të dubluar një aktore kryesore në një skenë të rrezikshme për t’u realizuar.

“Mendoja se isha në formë mjaft të mirë. Isha thuajse 20 vjeç, dhe mendova që unë mund ta bëja këtë skenë. Më dukej zbavitëse.”

Gimpel e vazhdoi pjesmarrjen në skena të rrezikshme në filma të tjerë, ku përfshihet edhe filmi "The Poseidon Aventure" në vitin 1972.

“Uji që hidhej për të imituar dallgët, vinte me mjaft forcë, sa na përplaste jashtë platformës ku xhironim”.

Gimpel thotë se hedhjet nga lartësitë dhe skenat me zjarre mund të jenë të rrezikshme, dhe ajo ka pësuar shpesh herë ndrydhje të këmbëve, apo edhe thyerje brinjësh gjatë xhirimit.

Ajo thotë se djegiet dhe goditjet janë pjesë e këtij profesioni. Gimpel thotë se ajo ka pasur të ardhura të mira nga ky profesion dhe se kjo e ka ndihmuar që të rrisë të bijën. Si nënë, ajo ka vendosur gjithnjë sigurinë, në radhë të parë.

“Siguria është e rëndësishme për mua, por nuk kam kërkuar asnjë herë punë tjetër në jetën time veç kësaj”.

Gimpel ka realizuar një kasetë me ushtrime, të titulluar “Ushtrime nga dublantët për ata njerëz që ndonëse në moshë , duan të jenë aktivë. Gimpel është 67 vjeç, por ritmi i jetës për të është njesoj si në vitet e rinisë. (ze)

XS
SM
MD
LG