Lidhje

Anulohet koncerti i rrokut pranë një ish kampi nazist në Serbi


Një koncert që ishte planifikuar të mbahej sot në një ish kamp nazist në Serbi është anuluar si pasojë e protestave të grupeve hebraike.

Organizatorët thanë se ishin detyruar të anulojnë koncertin e grupit muzikor britanik, Koshin, nën presionin e medias së vendit dhe të huaj. Mijëra hebrej, serbë dhe romë u shfarosën nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore në kampin nazist Sajmishte, në periferi të Beogradit. Të mbijetuarit dhe familjet e tyre thonë se mbajtja e një koncerti në këtë kamp do ishte një fyerje ndaj viktimave.

Një deklaratë e lëshuar dje nga qendra Vizental me seli në Jerusalem i bënte thirrje qeverisë serbe të anulojë apo të ndërrojë vendin e mbajtjes së këtij koncerti. Organizuesit shpresonin që publiciteti që do të tërhiqte koncerti do të çonte në riparimin e këtij kampi i cili është lënë pas dore dhe ka pësuar dëmtime të shumta. //rd//

XS
SM
MD
LG