Lidhje

Bhutto: Vendimi i Presidentit Musharaf është grusht shteti


Ish kryeministrja e Pakistanit Benazir Bhutto e quajti grusht shteti vendimin e Presidentit Musharaf për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan CBS News, Zonja Bhuto tha sot se ky është grushti i dytë i shtetit i Gjnerealit Musharraf, duke iu referuar përmbysjes prej tij në vitin 1999 të ish kryeministrit Nawaz Sharif.

Zonja Bhuto tha gjithashtu se është tepër e shqetësuar se ekstremistët në Pakistan do të përpiqen ta manipulojnë situatën e paqendrueshme.

Zonja Bhuto, e cila ka qenë dy herë kryeministre, tha se partia e saj do të protestojë kundër asaj që ajo e quajti ligj ushtarak të vendosur në Pakistan.

Ajo tha se ka në plan të takohet me udhëheqës të tjerë politikë për të diskutuar mbi strategjinë e anulimit të vendimit të Gjeneralit Musharaf për pezullimin e kushtetutës.//ii

XS
SM
MD
LG