Lidhje

Përfundon në Vjenë raundi i katërt i bisedimeve mbi Kosovën


Serbia e kundërshtoi planin me 14 pika që treshja ndërkombëtare propozoi për të ardhmen e Kosovës. Minsitri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, tha sot se plani duhet të përfshijë qartazi rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që pohojnë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, si bazë diskutimesh të mëtejshme.

Zoti Jeremiç i bëri këto komente në Vjenë, ku përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Bahskimit Evropian dhe Rusisë u takuan me përfaqësues të Serbisë dhe Kosovës. Dokumenti prej 14 pikash, që rendit fusha të mundshme marrëveshjesh, nuk e përmend shprehimisht pavarësinë e Kosovës.

Por ai u garanton shqiptarëve se Serbia nuk do të rivendosë praninë fizike në Kosovë. Serbia propozoi sot si zgjidhje modelin e Hong Kongut duke thënë se nën këtë model, dy sisteme politike veprojnë brenda të njejtit shtet. Por delegacioni shqiptar, i cili këmbëngul për pavarësinë, e hodhi menjëherë poshtë propozimin. Bisedimet shtesë pritet të përfundojnë më 10 dhjetor. (kh)

XS
SM
MD
LG