Lidhje

Gjysmëhëna e Kuqe: Mbi 2,3 milionë irakianë janë të zhvendosur


Organizata Gjysmëhëna e Kuqe e Irakut thotë se rreth 2,3 milion irakianë, shumica gra dhe fëmijë, janë larguar nga shtëpitë e tyre në Irak dhe vazhdojnë të mbeten të zhvendosur brenda vendit.

Në një raport të publikuar sot, kjo organizatë tha se shumica e të zhvendosurve vuajnë prej sëmundjeve, varfërisë dhe kequshqimit dhe se shumica e tyre ndodhen në Bagdat. Raporti thotë se fëmijët nuk shkojnë në shkolla dhe strehohen në tenda, xhami, kisha dhe ndërtesa të braktisura qeveritare, pa ujë dhe enrgji elektrike, dhe pa asnjë të afërm.

Në zhvillimet e dhunshme sot, një bombë në anë të rrugës në lindje të Bagdatit vrau një person dhe plagosi të paktën tre të tjerë. Në Bagdatin perëndimor, autoritetet thanë se sulmuesit qëlluan dhe vranë një anëtar të këshillit të lagjes Khadra. Ndërkohë, ushtria amerikane thotë se forcat e koalicionit vranë pesë terroristë dhe arrestuan 30 të dyshuar gjatë operacioneve të sotme që kishin në shenjestër rrjetet e al-Kaidës në Irakun qendror dhe verior.//lk

XS
SM
MD
LG