Lidhje

Vazhdon greva e skenaristëve në Hollivud


Në Shtetet e Bashkuar, më shumë se 12 mijë skenaristë filmash dhe të televizionit janë në grevë, duke pezulluar programet zbavitëse dhe duke kërcënuar prodhimin e filmave në Hollivud. Anëtarët e Sindikatës së Skenaristëve filluan dje një grevë në shenjë proteste ndaj studiove të mëdha të filmit në Nju Jork dhe Los Anxhelos.

Skenaristët i braktisën bisedimet me regjizorët në Los Anxhelos të dielën, pasi nuk arritën të bënin një marrëveshje mbi çështjet thelbësore. Skenaristët kërkojnë një pjesë më të madhe të fitimeve nga DVD-të dhe programet e shfaqura në internet.

Kryetari i Bashkisë i Los Anxhelosit, Antonio Vilaregoza thotë se një grevë e gjatë mund të dëmtojë ekonominë e qytetit dhe të ndikojë tek 225 mijë vendet e punës të kësaj industrie te fuqishme.

Ndikimi më i menjëhershëm i grevës ndihet tek programet e vona të mbrëmjes, të cilat përdorin tema dhe barcoleta të lidhura me ngjarjet e lajmeve të fundit. Disa prej tyre kanë thënë se do të nderpresin përgatitjen e programeve të reja dhe do të ritransmetojnë programet e vjetra. //ad//

XS
SM
MD
LG