Lidhje

BE-ja vlerëson përparimin e Serbisë në kërkim të të akuzuarve për krime lufte


Komisioneri Evropian për Zgjerimin Olli Rehn tha se Bashkimi Evropian do të miratojë paraprakisht nesër nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Serbinë, pas raportit pozitiv të Kryeprokurores së gjykatës së Hagës Karla Del Ponte.

Sipas zonjës Del Ponte, Beogradi i ka intensifikuar përpjekjet për arrestimin dhe transferimin në Hagë të të dyshuarve për krime lufte. Zoti Rehn tha se nga 24 serbë të kërkuar nga gjykata e Hagës, 20 janë arrestuar.

Mes 4 të kërkuarve të pa-arrestuar ende, janë udhëheqësi i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç dhe komandanti i tij ushtarak, gjenerali Ratko Mlladiç. //ad//

XS
SM
MD
LG