Lidhje

Shkencëtarët zbulojnë një planet të ri në një sistem të largët diellor


Astronomët në Kaliforni njoftuan dje se kanë konfirmuar ekzistencën e një planeti të ri që rrotullohet rreth një ylli të largët të ngjashëm me diellin i cili quhet Kankri 55.

Shkencëtarët thanë se ky është rasti i parë i zbuluar ku pesë planete rrotullohen rreth një sistemi tjetër diellor. Ata mendojnë se planeti i ri është rreth 45 herë më i madh se Toka dhe orbita e tij zgjat 260 ditë.

Sipas tyre, temperatura në planet mund të jetë e favorshme për kushte jete dhe ka mundësi që aty të ketë ujë. Ekspertët mendojnë se sistemi Kankri 55 është “i mbushur me planete”. //rd//

XS
SM
MD
LG