Lidhje

BE miraton vizën Shengen për 8 vende të Evropës Qendrore


Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian miratuan futjen e 8 vendeve të Evropës Qendrore plus Maltën, në zonën e udhëtimit të lirë Shengen.

Vendimi i sotëm nënkupton, se duke filluar nga 27 dhjetori, shtetasit e 8 vendeve që fituan antarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2004 nuk do të kenë nevojë të tregojnë pasaporta kur kalojnë kufijtë e shumicës së vendeve të BE-së.

Vendimi pason një analizë të hollësishme nga zyrtarët e sigurimit, të cilët arritën në përfundimin se vendet e reja që i bashkohen Marrëveshjes Shengen kanë forcuar në nivel të mjaftueshëm kufijtë e jashtë të Bashkimit Evropian dhe janë përfshirë në sistemin e të dhënave të organizatës për personat e kërkuar, objektet apo makinat e vjedhura.

13 vende të Bashkimit Evropian, plus Norvegjia dhe Islanda, janë aktualisht anëtare të Marrëveshjes së Shengenit. Britania dhe Irlanda, megjithëse anëtare të BE-së,nuk kanë pranuar të përfshihen në këtë marrëveshje. Bullgaria, Qiproja, Rumania dhe Zvicra pritet të antarësohen në të ardhmen.//lk

XS
SM
MD
LG