Lidhje

Vritet një emigrant shqiptar në kufirin grek


Policia greke njoftoi se një emigrant shqiptar u vra nga rojet greke të kufirit në veri të Greqisë.

Burimet zyrtare greke thanë se 46 vjeçari shqiptar Gentian Lalioti humbi jetën nga plagët me armë zjarri ndërsa tentoi t'i shpëtonte policisë në zonën e Follorinës zona kufitare me rrethin e Devollit në Shqipërinë juglindore.

Emigranti ishte pjesë e një grupi prej 11 shqiptarësh të tjerë që synonin të hynin pa dokumente qëndrimi në Greqi, thanë burimet e policisë. Mjetet greke të informimit njoftuan se Ministria e Brendshme greke urdhëroi arrestimin e policit që qëlloi mbi emigrantin shqiptar.

Mjetet greke të infomimit pohuan se ngjarja e ndodhur gjatë mesnatës u mbajt e fshehur deri sot në mesditë dhe për këtë pritet të zhvillohet gjithashtu një hetim. Ditët e fundit sipas të dhënave poilicore shqiptare vihet re një fluks i lartë i trafikut të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në drejtim të Greqisë. //rd//

XS
SM
MD
LG