Lidhje

Firma "Merck" do të paguajë 4,8 miliardë dollarë gjobë


Firma farmaceutike amerikane "Merck" ra dakort të paguajë 4 presje 8 miliardë dollarë për të mbyllur një padi gjyqësore lidhur me disa vdekje dhe dëmtime që lidhen me ilaçin kundër dhimbjeve "Vioxx", prodhim i kësaj kompanie.

Përmes një deklarate të lëshuar sot, drejtori i kompanisë theksonte se zgjidhja është një marrëveshje e mirë dhe e përgjegjshme, që do t’u japë përgjigje gjithë padive ligjore që lidhen me ilaçin në fjalë.

Ndaj firmës "Merck" ishin ngritur mbi 27 mijë padi ligjore nga individë, ose familjarë të individëve, që pretendojnë se ilaçi "Vioxx" ishte përgjegjës për vdekjen ose dëmtimin e tyre.

"Merck" e tërhoqi ilaçin "Vioxx" nga tregu në shtator të vitit 2004, pasi provat klinike treguan se ai shtonte rrezikun për goditje në zemër. Në deklaratën e saj, kompania theksonte se marrëveshja e arritur sot me palën e akuzar nuk përbën pranim faji.//lk

XS
SM
MD
LG