Lidhje

Tre vellezërit e grupit muzikor Hanson


Në vitin 1992, tre vëllezër formuan një grup muzikor me mbiemrin e tyre, Hanson. Pesë vjet më vonë , ata realizuan albumin me titull “Në mes të asgjësë”, një prej këngëve të të cilit, i bëri menjëherë mjaft të famshëm. Ndonëse kanë kaluar vite që prej daljes së tyre në tregun muzikor, grupi HANSON ende mbetet mjaft i pëlqyer për publikun.

Zak, Taylor dhe Isac, tre vellezerit Hanson, jane serish bashke, ndonese po shenojne vitin e 15 te bashkepunimit ne grupin HANSON. Te zbuluar nga Mercery Records, ne vitin 1994, ata ende kane ne treg kenge te pelqyera dhe mjaft terheqese.

Nuk eshte vetem muzika ajo qe e ben kete grup popullor, bamiresia eshte nje tjeter aspekt i vellezerve te grupit HANSON, te cilet me vepra konkrete po perpiqen qe te ndihmijne femijet ne Afrike. Përpara se të shkruanin muzikën dhe ta zbërthenin atë për instrumentet përkatëse, Grupi Hanson nisi të këndojë këngë nën ndikim e viteve ’50. “Si çdokush dhe ne kemi ndikime. Krijim i parë në muzikë është gjithnjë në vazhdën e ndikimeve muzikore. Ne dëgjonim rrok and rrollin e viteve ’50 e ’60 madje dhe kënga jonë më e njohur, ka qenë një këngë e ndikuar nga kjo rrymë”, shpjegon Taylor.

Albumi i ri i tyre titullohet “The Walk”. Taylor mendon se ka pasur ndikime të ndryshme në krijimin e këngëve të këtij albumi. Kanë kaluar 10 vjet që nga suksesi i tyre më i fundit. “Në këtë grup, të gjithë shkruajnë, luajnë dhe këndojnë. Çdokush sjell ide dhe ndikim të ndryshëm", thotë Taylor.

Pesëmbëdhjet vjet është një kohë e gjatë që një familje të bashkëpunojë. “Mjaft njerëz pyesin se si mund të jeni ju në një grup muzikor. Ne jemi për festa gjithmonë bashkë, jemi një familje, dhe disa thonë se nuk funkisonon kështu. Por mendoj se është pikërisht pasioni për muzikës, që e ka mbajtur këtë grup”.

Hiti i ri i grupit HANSON quhet “Great Divide”. Ata e kanë regjistruar këngën me një kor fëmijësh teksa ishin në Afrikë. “Koha që qëndruam në Afrikë ishte mjaft frymëzuese kryesisht për çështjet që e shqetësojnë këtë kontinent, si SIDA . Të ardhuart e çdo shkarkimi të kësaj kënge në internet, shkon për një spital në Afrikën e Jugut i cili ësht përqëndruar në transmetimin e virusit nga nëna tek fëmija”.

Hanson nuk është popullor vetëm brenda Amerikës, por ata vazhdojnë të jenë mjaft të plëqyer dhe jashtë saj. “Nuk ëshët e lehtë që të bëhesh i njohur në ambjentin ndërkombëtar, dhe të vazhdosh të mbash këtë famë. Ne kemi dhënë koncerte sa në Amerikë Latine, sa në Kinë, Japoni në Azinë Jugperëndimore, Australi”.

Hanson janë një grup i cili e përdor për bamirësi famën e tyre. “Një nga pikësynimet e këtij turi është që të vazhdojmë përpjekjet e nisuar me këngën”Great Divide”. Gjithashtu , një nismë e re është dhe bashkëpunimi me një dyqan këpucësh, i cili për çdo palë këpucë të shitura, dërgon një palë këpucë për fëmijët në Afrikë”. Ne e kemi në plan të shkojmë vetë në Afrikë për t’a kthyer në realitet këtë nismë”. Për momentin Taylor, Zac, dhe Isaac janë në turin e tyre për albumin e ri ”The Walk”.

XS
SM
MD
LG