Lidhje

Rojet greke ndihmojnë anijen turke me 270 imigrantë


Rojet greke të kufirit rimorkjuan në breg një anije turke në të cilën ndodheshin më shumë se 270 emigrantë. Anija kishte pësuar difekte teknike në detin me dallgë të mëdha pranë brigjeve jugperëndimore të Greqisë.

Autoritetet thanë se dje në mbrëmje anija po lundronte nga Turqia për në Itali dhe kur ishte 20 kilometra larg brigjeve greke dha sinjale për ndihmë. Agjencia e lajmeve Rojter citon policinë të ketë thënë se shumica e emigrantëve ishin nga Iraku dhe 12 prej tyre ishin fëmijë. Ajo thotë se emigrantët kishin paguar 2 mijë dollarë për person për të shkuar në Itali.

Në një njoftim tjetër, agjencia Associated Press thotë se 12 fëmijë morën ndihmë mjeksore në Pirgos për dehidrim dhe hipotertmi. Kapiteni turk është arrestuar. //rd//

XS
SM
MD
LG