Lidhje

OSBE: Vonesa e vizave pengon vëzhgimin e zgjedhjeve në Rusi


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë thotë se vonesat që po shkakton Rusia në nxjerrjen e vizave për vëzhguesit e zgjedhjeve mund të rrezikojnë procesin e mbikqyrjes së zgjedhjeve parlamentare të 2 dhjetorit.

OSBE-ja pranoi para 2 javësh ftesën e Rusisë për të dërguar 70 vëzhgues për të mbikqyrur votimet dhe menjëherë paraqiti kërkesat për pajisjen e ekipit të vëzhguesve me viza. Por një zëdhënëse e organizatës thotë, se Rusia nuk ka kthyer përgjigje. Ajo shprehu shqetësim për këto vonesa, duke nënvizuar se me kalimin e çdo dite, bëhet edhe më e vështirë përmbushja e detyrës së vëzhguesve.

Autoritetet ruse janë zotuar ta shqyrtojnë problemin. Rusia i paraqiti ftesat për vëzhgues në fund të muajit të kaluar dhe kufizoi numrin e përgjithshëm vëshguesve në gjithsej 400 vetë. Në zgjedhjet e vitit 2003 në Rusi, vetëm OSBE-ja kishte dërguar më shumë se 400 vëzhgues, të cilët në raportin e tyre theksuan se zgjedhjet nuk përmbushën standartet ndërkombëtare.//lk

XS
SM
MD
LG