Lidhje

Grevës së skenaristëve u bashkohen edhe punonjësit e Brodueit


Në Nju Jork, në rrugën e famshme Broadway, gjatë fundjavës, punonjësit e skenës ngritën piketat e grevës, në vend të perdeve nëpër teatrot. Edhe ata, i janë bashkuar grevës së skenaristëve të Hollivudit dhe atyre të shfaqjeve televizive.

Të gjitha shfaqjet më popullore të Broadway-it, si "The Phantom of the Opera", "Les Miserables", apo "Mamma Mia", u dhanë për publikun në errësirë, për shkak të bojkotimit të punonjësve të skenës. Këta të fundit, kanë qenë pa kontratë pune që nga fundi i korrikut. Kjo është njëra nga arsyet, që sindikata e tyre, Local One, dhe ajo e skenaristëve dhe producentëve, The League of American Theatres and Producers, kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, kryesisht rritjen e pagave dhe kristalizimin e kushteve të punësimit për personelin që merret me procesin e vënies në skenë të shafqjeve.

Greva e muzikatëve në vitin 2003, i kushtoi qytetit të Nju Jorkut miliona dollarë humbje. //ad//

XS
SM
MD
LG