Lidhje

Sarkozi: Evropa duhet të mbrojë industritë e saj lokale


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të mbrojë interesat e tij ekonomike përballë kërcënimit të globalizimit.

Në një fjalim që mbajti sot në Parlamentin Evropian, udhëheqësi francez tha se Evropa duhet të jetë në gjendje të mbrojë industritë e saj lokale në mënyrë që ato të mos jenë në disavantazh ndaj partnerëve tregtarë globalë.

Zoti Sarkozi i bëri gjithashtu thirrje Bashkimit Evropian që të forcojë aftësitë mbrojtëse si dhe të shqyrtojë rigjallërimin e aleancës së NATO-s.

Gjatë fjalimit të tij, ai pyeti në mënyrë retorike, “Si mund të jetë Evropa e pavarur dhe të ketë ndikim në botë në qoftë se nuk është e aftë të sigurojë stabilitetin e saj”?

Në një takim me dyert të mbyllura me zyrtarë të Bashkimit Evropian, zoti Sarkozi përsëriti kundërshtimin e tij ndaj anëtarësimit të Turqisë në këtë bllok.

Vitin e ardhshëm Franca do të marrë për 6 muaj presidencën e radhës së BE-së. //iç//

XS
SM
MD
LG